
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, tha se partia e saj është e gatshme të përballet me zgjedhjet, pavarësisht se kur mund të mbahen ato.
Musliu i ka dërguar një mesazh kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se PDK-ja nuk frikësohet nga mundësia që zgjedhjet të mbahen në dhjetor.
Partia Demokratike është shumë e interesuar që shteti me i kriju institucionet edhe me ec përpara me institucione të reja të dalura nga rezultati zgjedhor i 7 qershorit dhe të vazhdojmë tutje. Mirëpo në asnjë rrethanë nëse Albin Kurti mendon që e frikëson Partinë Demokratike të Kosovës po i çon zgjedhjet në dhjetor, këtë le ta harron. Partia Demokratike është e gatshme me dalë në zgjedhje, ka potencial, është e konsoliduar, i ka strukturat aktive pikën më të fortë, Partia Demokratike e Kosovës e ka elektoratin besnik e atdhedashës që duhet me e potencuar. Por nëse Albin Kurti mendon që e frikëson Partinë Demokratike, pse po çon zgjedhjet në dhjetor, le të bën manovra politike, le të bën, le të luan me afate”, ka deklaruar Musliu në Klan Kosova.
Sipas deputetes së PDK-së, partia e saj është stabile në raport me rezultatet dhe trendet zgjedhore, ndërsa mohoi se ky subjekt është humbës.
Ndash shkojmë në zgjedhje sot, ndash shkojmë nesër, ndash shkojmë në natën e Vitit të Ri kur të doni. Ne nuk e kemi problem. Partia Demokratike e Kosovës është në trendin e zgjedhjeve në Kosovë është stabile. Nuk është PDK-ja humbëse, qysh doni kalkuloni.”, ka thënë ajo.