Humbin jetën 222 persona nga cunami në Indonezi

12:08 | 23 Dhjetor 2018

Arrin në 222 numri që kanë humbur jetën nga cunami në Indonezi

Numri i që kanë humbur jetën nga cunami i fuqishëm në Indonezi ka shkuar në 222 persona.

Përpos humbjes së jetëve, raportohet se 843 persona tjerë janë lënduar.

Cunami e goditi ngushticën “Sunda”, ndërsa zyrtarët thonë se numri i personave që kanë humbur jetën mund të rritet sepse ka persona të zhdukur.

Besohet se shkaktare e këtij cunami ishte lëvizja e shtresave të tokës në det pas shpërthimit të vullkanit “Krakatoa”.

Ngushtica e Sundas gjendet mes Detit Java dhe Oqeanit Indian. Agjencia shtetërore për menaxhimin e emergjencave ka thënë se numri i personave që kanë humbur jetën ka gjasë që të rritet. Numri më i madh i personave që kanë humbur jetën është raportuar në rajonet Pandeglang, Lampung dhe Serang.

Oystein Lund Andersen, fotograf norvegjez i vullkaneve, i cili ndodhej afër zonës së goditur, ka thënë se vullkani ka nxjerrë shumë lavë para se valët e fuqishme të detit të ngriheshin. “Më herët vullkani ishte shumë aktiv por disa çaste para valëve, gjithçka ishte e qetë. Papritmas i pashë valët e larta dhe u detyrova të vrapoj. Drejt tokës erdhën dy valë, e para ishte më e dobët, ndërsa e dyta më e madhe”, tha ai.

Komento: