LEAO RRËFEN PRAPASKENAT: “I thashë Amorimit se doja të ndryshoja ambient

11:16 | 09 Shtator 2026

Rafael Leao ka folur për herë të parë më gjerësisht rreth largimit të tij nga AC Milan gjatë kësaj vere, duke pranuar se pas shtatë vitesh në “San Siro” kishte ardhur momenti për një sfidë të re.

Sulmuesi portugez, i cili iu bashkua Galatasarayt, deklaroi se vendimi për t’u larguar ishte marrë pas një reflektimi të gjatë dhe se ai largohet me ndjenjën se ka përmbushur detyrën e tij te kuqezinjtë.

“Ka momente në jetë kur gjërat duhet të ndryshojnë. Kam luajtur për Milanin për shtatë vite dhe mendoj se këtë verë kishte ardhur koha për një ndryshim ambienti,” tha Leao, transmeton ORAinfo.

Ai zbuloi gjithashtu se kishte zhvilluar një bisedë me trajnerin Ruben Amorim, i cili e respektoi dëshirën e tij për t’u larguar.

“I thashë se doja një ndryshim dhe ai e respektoi vendimin tim. Largohem me buzëqeshje dhe me ndjenjën e detyrës së përmbushur. Milani është një klub që më ka dhënë shumë dhe të cilit kam arritur t’i jap gjithashtu shumë,” u shpreh portugezi.

Leao falënderoi Galatasarayn për besimin e treguar, duke theksuar se klubi turk i ka dhënë mundësinë të rikthehet në Ligën e Kampionëve.

“Galatasaray më ka ndjekur prej dy muajsh dhe unë kam besuar gjithmonë në projektin e tyre. Më kanë dhënë mundësinë të luaj sërish në Champions League. Tifozët janë të jashtëzakonshëm dhe e jetojnë klubin në maksimum,” deklaroi ai.

Sa i përket gjendjes fizike, Leao siguroi se është rikuperuar plotësisht nga një dëmtim i vogël dhe është gati të ndihmojë ekipin e tij të ri.

Në fund, 27-vjeçari i uroi sukses Milanit, duke shpresuar që klubi italian të vazhdojë të luftojë për trofe.

“Sot jam lojtar i Galatasarayt dhe shpresoj që Milani të mbajë një nivel të lartë dhe të fitojë gjëra të mëdha,” përfundoi Leao. /ORAinfo/

Komento: