Adrola Dushi pa grim, mahnit me pozat buzë detit

19:59 | 09 Shtator 2026

Modelja shqiptare Adrola Dushi ka ndarë me ndjekësit disa fotografi të reja nga një destinacion buzë detit.

E veshur me një kombinim elegant në nuanca të çelëta, Adrola shfaqet duke pozuar mes gjelbërimit, ndërsa në sfond duken ujërat dhe shkëmbinjtë e bregdetit, shkruan Indeksonline.

Postimi ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve, duke marrë mijëra pëlqime dhe komente. “She belongs by the sea” (“Ajo i përket detit”), ka shkruar modelja krahas fotografive.

Me pamjet verore dhe atmosferën e relaksuar, postimi i Adrolës ka marrë jo pak vëmendje në rrjetet sociale.

Komento: