
Fernando Torres i ka dhënë fund futbollit.
Është vet lojtari që e ka njoftuar se do të pensionohet nga futbolli.
Sulmuesi spanjoll, që vesh fanellën Sagan Tosu, njoftoi se të dielën e ardhshme do të jetë ndeshja e tij e fundit profesionale.

“Unë kam për t’iu komunikuar diçka të rëndësishme. Pas 18 vitesh emocionuese, ka ardhur koha të përfundoj karrierën time. Të dielën e ardhshme, në ora 10:00, do të ketë një konferencë për shtyp, ku lojtari do të shpjegojë arsyet”, thuhet në një postim të futbollistit në Twitter.
Torres gjatë karrierës së tij, ka veshur fanellat e Atletico Madrid, Liverpool, Chelsea dhe Milan.
