Thaçi për Ramën: I jam mirënjohës nga zemra, pres një gjykim të pandikuar nga askush

23:38 | 10 Shtator 2026

Ish-presidenti Hashim Thaçi, në intervistën ekskluzive për “Top Story” nga Haga, ka folur edhe për Samitin e NATO-s që do të mbahet në Tiranë.

Ai e konsideron këtë veprim si pikën më kulminante të historisë politike të Shqipërisë. “Edi e lehtësoi pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes. Samiti i NATO-së mund të jetë më i vështirë për përpjekjet e tij. Por, edhe Kosova duhet ta ndihmoj vetveten”, theksoi ai.

Hashim Thaçi: Konfirmimi për organizimin e samitit të NATO-së vitin e ardhshëm në Tiranë, krahas anëtarësimit të saj në NATO, është pika kulminante e historisë politike të Shqipërisë. Paraqet besimin e perëndimoreve për progresin e euro-atlantik të saj. Ky fakt duhet të bëjë të ndihet mirë çdo shqiptar.

Pas dështimit të Kosovës për prezencë në samitin e Ankarasë, shpresoj që Edi të gjej ndonjë hapësirë legale për pjesëmarrje e Kosovës në margjinat e samitit në Tiranë. Edi e lehtësoi pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes. Samiti i NATO-së mund të jetë më i vështirë për përpjekjet e tij. Por, edhe Kosova duhet ta ndihmoj vetveten.

Pyetje: Në vitin 2015, Albin Kurti ju kërkoi të mos votohej krijimi i Gjykatës Speciale. Sot, duke parë zhvillimet dhe akuzat e ngritura, a mendoni se ngritja e saj ishte vendim i gabuar?

Hashim Thaçi: Grida, Kosova ishte midis dy zjarresh: të themelonte gjykatën bashkërisht me partnerët ndërkombëtarë, ose të lejonte formimin e saj nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së. U përcaktuam për të keqen më të vogël për Kosovën. Kështu e evituam Rusinë dhe Kinën nga procesi; sikur të ndodhte e kundërta, do të ishte një kthim prapa për Kosovën në kuptimin legal, politik dhe historik.

Për rrethanat thelbësore të ardhjes deri të formimi i kësaj gjykate dhe ecuria e më pastajme, si një proces i gjatë dhe intrigues, nuk mund dhe nuk dua të flas. Isha i zotuar nga ana ime të mos i ndodhte asgjë e keqe Kosovës. Tani jam duke paguar çmimin në lëkurën time. Por, kapërcen edhe kjo vështirësi.

Pyetje: A keni pasur informacione se Presidenca e Kosovës dhe Presidentja Vjosa Osmani janë kërcënuar për shkak të refuzimit për të lejuar kontrolle nga prokuroria e Hagës?

Hashim Thaçi: Nuk kam koment.

Komento: