
Real Madrid ka qenë shumë i zëshëm në transferime të verës.
Në një hapësirë prej shtatë ditëve, Real Madrid paraqiti para tifozëve Luko Joviç, Rodrygo dhe Eden Hazardin.
Kjo valë e aktiviteteve, megjithatë ka dobësitë e saj. Real Madrid tani ka një numër të madh të lojtarëve, dhe 13 prej tyre duhet të largohen.

‘Eksodi’ tashmë ka filluar, me Marcos Llorente që është transferuar te Atletico Madrid.
Raul de Tomas mund t’i bashkohet Benficas, ndërsa James Rodriguez po kërkohet nga Napoli.

Largime do të ketë edhe në portë, me Keylor Navas dhe Luca Zidane, që duhet të kërkojnë skuadra të reja.
Lista e largimeve do të plotësohet me Sergio Reguilon, Jesus Vallejo, Theo Hernandez, Mateo Kovacic, Dani Ceballos, Martin Odegaard, Isco, Borja Mayoral dhe Gareth Bale.