Nagavci i bën thirrje PDK-së dhe LDK-së që të marrin pjesë në seancën e së dielës

15:32 | 11 Shtator 2026

Deputetja e VV-së, Arbërie Nagavci iu ka bërë thirrje deputetëve të PDK-së dhe LDK-së që të dielën të marrin pjesë në vazhdimin e seancës konstituive.

Gjegjësisht, Nagavci tha se i bënë thirrje LDK-së që të marrë pjesë në votimin e kandidatit të tyre për nënkryetar të Kuvendit.

“Edhe një herë shfrytëzojmë këtë mundësi që të bëjmë thirrje që ditën e diel, në ora 10:00, ashtu siç e ftojë vazhdimin e seancës kryetarja e Kuvendit, të jenë të pranishëm në sallë dhe të bëjnë propozimet e tyre, gjegjësisht LDK-ja të marrë pjesë në votimin e kandidatit të tyre për nënkryetar”, tha Nagavci.

Komento: