Ylli i ri i Barçës që tashmë vlen më shumë se Adeyemi e Gordoni së bashku

18:29 | 11 Shtator 2026

Talenti i Barcelonës, Hamza Abdelkarim, tani zyrtarisht vlen më shumë se Anthony Gordon dhe Karim Adeyemi së bashku, pasi ka nënshkruar një kontratë të re me kushte të përmirësuara.

Abdelkarim, 18 vjeç, ka pasur një vit të jashtëzakonshëm 2026, gjatë të cilit është bërë lojtari më i ri nga Egjipti që ka luajtur në një Kupë Bote dhe ka bërë debutimin me ekipin e parë të Barcelonës.

Ai tashmë është cilësuar si pasues i Mohamed Salahut në kombëtaren e Egjiptit – dhe tani pritet të qëndrojë te Barcelona për shumë vite.

Sipas mediumit spanjoll “SPORT”, Abdelkarim ka përfituar një “rritje të konsiderueshme të pagës” dhe një klauzolë të re lirimi si pjesë e kontratës së tij të re.

18-vjeçari thuhet se e ka finalizuar marrëveshjen e re pas vetëm dy takimeve me drejtuesit e Barcelonës, të cilët donin të shmangnin interesimin e klubeve të tjera elitare pasi kishin pranuar kërkesa për informacione gjatë verës.

Klauzola e tij e re e lirimit thuhet se është 150 milionë euro, që do të thotë se, sa i përket vlerës së tij aktuale, ai vlen pothuajse dyfishin e vlerës së transferimit të ri, Anthony Gordon.

Gordon vlerësohet me 90 milionë euro nga Observatori i Futbollit i CIES-it, rreth 10 milionë euro më shumë se shuma që Barça pagoi për ta transferuar nga Newcastle gjatë verës, pas një fillimi mbresëlënës të aventurës së tij në Spanjë.

Adeyemi, të cilin anësori anglez e zëvendësoi nga banka rezervë gjatë fitores 5-1 të Barçës ndaj Feyenoordit në Ligën e Kampionëve, ka një vlerë të vlerësuar prej 40 milionë eurosh, sipas “Transfermarkt”.

Klauzola e lirimit të Abdelkarimit më parë ishte 15 milionë euro, që përfaqëson një rritje prej 900 për qind.

Besimi i trajnerit Hansi Flick te Abdelkarimi u dëshmua nga fakti se ai u përfshi në listën e zëvendësuesve për fitoren e lartpërmendur ndaj Feyenoordit të mërkurën.

Egjiptiani ishte zëvendësues i papërdorur, por koha e tij me siguri do të vijë për të bërë debutimin e tij në Ligën e Kampionëve me Barçën.

Ai luajti në katër nga pesë ndeshjet e Egjiptit në Kupën e Botës, të gjitha duke u inkuadruar nga banka rezervë. Më pas, Abdelkarim pati një rol të plotë në fazën përgatitore të Barçës, duke shënuar katër gola.

Ai u shpërblye duke u inkuadruar në minutën e 87-të të fitores 5-2 të Barçës ndaj Rayo Vallecanos më 31 gusht, në atë që ishte debutimi i tij me ekipin e parë.

Me këtë rast, 18-vjeçari u bë lojtari i parë nga Egjipti që bëri një paraqitje zyrtare me “Los Cules”.

Gjigantët spanjollë shpenzuan vetëm 1.5 milionë euro për ta transferuar atë nga klubi egjiptian Al Ahly në fillim të verës. Ai e kishte kaluar gjysmën e dytë të sezonit 2025/26 në huazim te skuadra U19 e Barçës, ndërsa Flick e promovoi në ekipin e parë pas transferimit të tij të përhershëm.

Pas eliminimit të Egjiptit nga Kupa e Botës nga Argjentina në fazën e 1/8 së finales, Abdelkarim zgjodhi të mos merrte pushime, në mënyrë që t’i bashkohej Barcelonës – me këshillën e Salahut.

Ai i tha “OnSport” në Egjipt: “Mohamed Salah më flet gjithmonë dhe unë ndjek gjithçka që më thotë. Ai është një shembull që duhet ndjekur dhe suksesi që ka arritur nuk është i rastësishëm”.

Komento: