
Real Madrid do të tentojë gjatë verës që ta sjell Neymarin në ‘San Siro’.
Gazeta spajnolle e sportit, Mundo Deportivo, raporton se Real Madrid kanë rikthyer interesimin e tyre për Neymar.
Kostoja e nënshkrimit, pagës dhe të gjitha tarifave të tjera të mundshme do të bënte gjithsej më shumë se 500 milionë euro, përcjell ORAinfo.
Një shifër që do të tejkalonte të gjitha kufijtë e arritur deri më tani dhe e cila mund të ndryshojë plotësisht tregun.

‘Los Blancos’ i kanë dërgar kampionëve francezë një ofertë prej 130 milionë eurosh për Neymar.
Për më tepër, spanjollët janë të gatshëm të përfshijnë lojtarët Gareth Bale ose James Rodriguez në një marrëveshje të mundshme.
Në total, kjo do të ishte një shifër prej rreth 200 milionë eurosh.
Transferimit të Neymar në Real mund t’i bindet edhe presidenti i PSG-së, i cili është i pakënaqur me sjelljet e lojtarit brazilian në PSG. /ORAinfo/