Nis “Marshi për Liri”, mijëra qytetarë thërrasin UÇK, UÇK

14:15 | 12 Shtator 2026

Ka nisur “Marshi për Liri”, ku sheshi “Skënderbeu” është mbushur me mijëra qytetarë që kanë mbërritur nga të gjitha trevat shqiptare.

Aktiviteti është hapur me interpretimin e Arbnora Zogianit me këngën “Pa duvak s’ka me u ba nuse”.

Fjalime do të mbajnë: Hysni Gucati (kryetar i OVL-UÇK-së); Lirjona Sylejmani, vajza e dëshmorit të kombit, Bajram Sylejmani; Arif Vladi interpreton “Marshi i UÇK-së”, kurse pas kësaj do të flasin Ardian Gjini, kryetar i Aleancës dhe Bedri Hamza kryetar i PDK-së.

Komento: