“Kombi vjen para familjes”, Xhuli në lot bën thirrje nga spitali për “Marshin për Liri”

17:58 | 12 Shtator 2026

huliana Nura, e cila ndodhet aktualisht në spital në Zvicër në pritje të ëmbël për të sjellë në jetë dy binjakët e saj, ka bërë disa reagime mjaft emocionale në rrjetet sociale lidhur me “Marshin për Liri” që po mbahet sot në sheshin e Prishtinës.

Kjo protestë gjithëpopullore organizohet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë – përfshirë Hashim Thaçin e Kadri Veselin – në prag të datës vendimtare për procesin e tyre gjyqësor.

Në pamundësi për të qenë fizikisht e pranishme në Prishtinë për shkak të gjendjes së saj, Xhuli ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory emocionet e mëngjesit të sotëm, tek ka përcjellë pamjet e qytetarëve që po grumbullohen nga të gjitha anët.

Në videon e saj të parë, ajo shprehet e përlotur teksa sheh mobilizimin e njerëzve:

“Mirëmëngjesi, mirëmëngjesi! Shpresoj që keni fjetur mirë. Unë për veti prej 8-ve të mëngjesit jam duke i shikuar videot në TikTok dhe Instagram që po postohen për njerëzit tanë që po vijnë prej çdo shteti sot për marshin e lirisë, drejtësisë, të lavdishme Ushtrisë tonë të UÇK-së,” ka thënë ajo

Komento: