
Kryetare e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e ka konstatuar të konstituuar legjislaturën e XI të Kuvendit të Kosovës, pasi janë zgjedhur nënkryetarët nga radhët e LDK-së, të komunitetit serb dhe komuniteteve joshumicë joserbe.
Në këtë seancë Haxhiu tha se përkundër thirrjeve të sërishme që Partia Demokratike e Kosovës të marrë pjesë në seancë dhe atë për herë të tretë, deputetët e kësaj partie s’gjenden në seancë.
Ajo ka thënë se bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese askush s’mund ta mbajë të bllokuar konstituimin.