Rama thumbon VV-në: Patriotizmi sot qenka në pushim!

14:58 | 13 Shtator 2026
“per-koncert-po,-per-tjerat-jo”,-perparim-rama-s’flet-per-zhvillimet-brenda-ldk’se

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se “patriotizmi” i Lëvizjes Vetëvendosje sot është “në pushim”, meqenëse deputetë të kësaj partie e votuan deputeten e Listës Serbe, Tanja Vujeviq për nënkryetare të Kuvendit.

“Sot paskan vendosë mos me qenë patriota me “popullin serb”. Para dy dite po. Sot, jo”, shkroi Rama në një postim në Facebook, duke sjellë në vëmendje refuzimin e para dy ditësh nga LVV-ja.

“Patriotizmi, sot në Vetevendosje e paska pushim!”, shkroi ai.

Komento: