
Eronita, bashkëshortja e këngëtarit të njohur, është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku shpesh ndan me ndjekësit momente të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.
Ajo veçanërisht në Instagram sjell herë pas here pamje nga përditshmëria familjare, duke i lejuar ndjekësit të shohin edhe momente të veçanta nga jeta e saj si nënë.
Së fundmi, Eronita ka publikuar një fotografi tejet të ëmbël të djalit të saj të vogël, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve.
Në imazhin e ndarë në rrjetet sociale, vogëlushi shihet në një moment të qetë dhe plot ëmbëlsi, teksa ushqehet me qumësht, pra me formulë.
Një pamje e tillë ka sjellë edhe një herë në fokus anën e ngrohtë dhe familjare të jetës së saj, larg angazhimeve dhe përditshmërisë publike.
Eronita duket se i kushton rëndësi momenteve të vogla me familjen e saj, ndërsa postimet me djalin e vogël shpesh marrin vëmendjen e ndjekësve, të cilët janë të interesuar për çdo detaj nga jeta e saj.
Fotografia e fundit është një tjetër moment i bukur familjar, që pasqyron një pjesë të përditshmërisë së tyre dhe dashurinë e veçantë që sjell ardhja e një fëmije në familje./ORAinfo/

