
Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, ka vendosur të rikthejë vëmendjen e fansave te muzika, duke paralajmëruar projektin e saj më të ri muzikor.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, artistja ka bërë të ditur se së shpejti do të sjellë një këngë të re, e cila do të titullohet “Vapa”.
Enca ka ndarë një fotografi me ndjekësit e saj, ndërsa krahas saj ka lënë edhe një mesazh që ka shtuar kureshtjen për atë që ka përgatitur këtë herë.
“Vapa, javën që vjen, tregojuni të gjithëve”, ka shkruar ajo, duke paralajmëruar kështu se projekti pritet të publikohet gjatë javës së ardhshme.
Njoftimi është pritur me interes nga fansat e këngëtares, të cilët mezi presin të dëgjojnë këngën e re dhe të shohin se çfarë stili ka zgjedhur Enca për këtë rikthim muzikor.
Artistja është e njohur për projektet e saj që ndër vite kanë tërhequr vëmendjen e publikut, ndërsa edhe këtë herë duket se ka zgjedhur të krijojë pak mister rreth këngës, duke zbuluar vetëm titullin dhe kohën e përafërt të publikimit.
Tashmë, mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur Enca për publikun me “Vapa” dhe nëse projekti i ri do të shoqërohet edhe me videoklip apo ndonjë surprizë tjetër./ORAinfo/

