
Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, vazhdon të jetë mjaft aktive në rrjetet sociale, ku shpesh ndan me ndjekësit momente të ndryshme nga përditshmëria e saj.
Ajo edhe së fundmi ka publikuar një fotografi në Instagram, duke sjellë një tjetër paraqitje që nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit.
Në imazhin e publikuar, Xheneta shfaqet para pasqyrës, teksa ka pozuar në një mënyrë mjaft elegante dhe tërheqëse.
Me stilin dhe paraqitjen e saj, ajo ka marrë vëmendjen e fansave, të cilët kanë reaguar ndaj fotografisë së re.
Xheneta është një nga ish-banoret e BBVK që vazhdon të ketë një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale, ndërsa postimet e saj shpesh komentohen dhe marrin vëmendje.
Edhe këtë herë, fotografia e saj ka ngjallur interes te ndjekësit, të cilët nuk kanë kursyer komplimentet për paraqitjen e saj.
Me postimet e shpeshta në Instagram, Xheneta vazhdon ta mbajë të gjallë komunikimin me fansat edhe pas përfundimit të aventurës së saj televizive./ORAinfo/

