
Shkëmbim i bujshëm, ja kush është dëshira e parë e Giampaolos te Milani
Marko Giampaolo ka firmosur kontratën e tij të re dy vjeçare me Milanin dhe tashmë klubi mund të shikojë përpara për të përforcuar skuadrën në merkato.
Siç raporton “Gazzeta Dello Sport”, trajneri i ri ka një dëshirë dhe ajo quhet, Patrik Shik. Tekniku ka në mendjen e tij një dyshe sulmuese të fortë me Piontek-Shik.

Për të arritur te çeku 23-vjeçar, Milani ka menduar të fusë ne tratativa Kutronen. Roma kërkon 30-35 milionë euro, por Milanit i duken shumë dhe kështu do tentojë një shkëmbim të bujshëm gjatë verës.

Giampaolos e njeh shumë mirë Shik-un, pasi në sezonin 2016-2017 kanë bashkëpunuar te Sampdoria dhe sulmuesi në 32 ndeshje shënoi 11 gola.
Pritet të shihet nëse Milani do të vazhdojë të punojë për këtë ide, pasi për momentin është duke kërkuar për mesfushorë.