ZBULOHET formacioni i mundshëm i Milanit ndaj Benficas – 3 surpriza nga Amorim

12:13 | 15 Shtator 2026

Pas barazimit spektakolar 2-2 ndaj Lazios, trajneri i Milanit, Ruben Amorim, duket se ka krijuar një ide më të qartë për formacionin që do të zbresë në fushë të mërkurën kundër Benficas.

Që nga fillimi i sezonit, Amorim ka eksperimentuar me disa futbollistë në formacionin titullar, duke marrë sinjale të ndryshme nga paraqitjet e tyre. Tashmë, duket se trajneri portugez po i afrohet formacionit të tij të preferuar.

Sipas raportimeve të Gazzetta dello Sport, ndaj Benficas priten tre ndryshime të rëndësishme në formacion, transmeton ORAinfo.

Yunus Musah pritet të zëvendësojë Luka Modric, Diego Moreira mund të startojë në vend të Pervis Estupiñán, ndërsa Christian Pulisic pritet të rikthehet në formacion në vend të Ruben Loftus-Cheek.

Të tre futbollistët patën paraqitje shumë të mira ndaj Lazios dhe tashmë duket se kanë fituar pikë në sytë e Amorimit.

Në veçanti, Moreira dhe Pulisic ishin ndër lojtarët më të spikatur të Milanit në sfidën e fundit. Ndërkohë, Estupiñán dhe Loftus-Cheek nuk kanë arritur ende të bindin plotësisht me paraqitjet e tyre.

Sa i përket Luka Modric, situata është pak më ndryshe. Amorim ka bërë të qartë se aktivizimi i kroatit do të varet shumë nga kundërshtari dhe mënyra se si Milani pritet ta zhvillojë ndeshjen.

Nëse kuqezinjtë pritet të kenë më shumë kontroll të topit dhe posedim, eksperienca e Modric mund të jetë shumë e vlefshme. Në një ndeshje me ritëm të lartë dhe shumë tranzicione, trajneri mund të preferojë Musah.

Formacioni i mundshëm i Milanit ndaj Benficas

Maignan; Gila, De Winter, Pavlovic; Chukwueze, Musah, Rabiot, Moreira; Pulisic, Cissé; Ramos.

Milani synon të marrë një rezultat pozitiv në këtë përballje, ndërsa Amorim duket se po i jep gjithnjë e më shumë formë skuadrës së tij ideale. /ORAinfo/

Komento: