
Milan po bënë hapa konkret për transferimin Ozan Kabak nga Shtutgarti.
Mbrojtësi turk vlerësohet me të vërtetë nga menaxhimi i rossonerëve, veçanërisht nga Maldini.
Sky Sport raporton se Milan ka rritur dje ofertën në krahasim me atë që kishin paraqitur ma herët, përcjell ORAinfo.
I njëjti burim thotë se ekziston optimizëm i kujdesshëm për suksesin e operacionit dhe drejtuesit e Milanit presin një përgjigje nga Kabaku sot. /ORAinfo/
