Djali i Kadri Veselit hyn në objektin e Gjykatës Speciale në Hagë

09:40 | 16 Shtator 2026

Klestor Veseli, djali i ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veseli nuk ka dashur të komentojë duke hyrë në Gjykatën Speciale, ku pas pak pritet të nisë seanca ku do të shpallet aktgjykimi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

I pyetur për pritjet e tij sot, Klestor Veseli u shpreh shkurtimisht: “Jo. Faleminderit shumë. Nuk do të deklarohemi për momentin”.

Gjykata Speciale do ta shpallë sot aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë që prej nëntorit të vitit 2020, nën akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Komento: