
Nëna e Hashim Thaçit, Hyra nuk është në dijeni se sot do të merret vendimi nga Gjykata në Hagë.
Nëse do të lirohet katërshja e UÇK-së do t’i tregojnë e nëse jo, nuk do ia bëjnë të ditur për shkak të gjendjes shëndetësore.
Kështu bën të ditur kushëriri i Thaçit, Halimi.
“Nuk e di, nuk e di, nuk i kanë treguar. E nëse na gëzon Zoti, atëherë do t’ia lajmërojmë edhe do të… do të vijmë me u gëzuar edhe kjo ishalla…E vallahi nëse dënohet nuk mundemi me i treguar kurrë gjë”, tha kushëriri.
“Po presim që sa më parë të lirohet, shumë mungesë kena pasë për Hashimin, si për prindër, si për shoqëri, si për krejt Kosovën”, tha ai.
Sot, në orën 10:00 ka nis seanca për vendimin e shkallës së parë ndaj ish-presidentit Thaçi.