Nuk po e përballon dot humbjen e Laurentit, Fitimi bën veprimin që i përloti të gjithë – shok i vërtetë deri në fund

23:38 | 16 Shtator 2026

Fitimi dhe Laurenti u bënë edhe më të njohur për publikun shqiptar gjatë pjesëmarrjes së tyre në “Big Brother VIP Kosova”, ku vendosën të hynin në garë së bashku dhe ta përjetonin eksperiencën si një banor i vetëm.

Që nga hyrja e tyre në shtëpi, dyshja tërhoqi vëmendjen e publikut për mënyrën se si e ndanin çdo moment të aventurës, duke krijuar një raport të veçantë gjatë qëndrimit në spektakël.

Një prej momenteve që kishte mbetur veçanërisht në kujtesën e publikut ishte ai kur produksioni u kishte dhënë mundësinë që të ndaheshin dhe të vazhdonin garën individualisht.

Në atë situatë, Fitimi kishte mundësinë që ta vazhdonte lojën i vetëm dhe të konkurronte individualisht për çmimin e madh. Megjithatë, ai kishte zgjedhur të mos e pranonte ofertën dhe të qëndronte krah Laurentit, duke vazhduar eksperiencën së bashku.

Ky moment është rikujtuar edhe më pas, sidomos pas lajmit të dhimbshëm për ndarjen nga jeta të Laurentit. Për shumë shikues, vendimi i atëhershëm i Fitimit është parë si një nga momentet që ilustronte afërsinë dhe lidhjen e krijuar mes dyshes gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP Kosova”.

Rrugëtimi i tyre në formatin televiziv kishte bërë që ata të njiheshin edhe më shumë nga publiku, ndërsa momentet e përbashkëta brenda shtëpisë vazhdojnë të rikujtohen nga ndjekësit edhe pas përfundimit të eksperiencës së tyre televizive./ORAinfo/

Komento: