
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, dhe Klestor Veseli, djali i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, kanë arritur në Prishtinë pas qëndrimit në Hagë.
Të dy ishin të pranishëm në Hagë, ku ndoqën nga afër shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Gjykata Speciale e dënoi Hashim Thaçin me 25 vjet burgim, ndërsa Kadri Veselin me 18 vjet burgim.
Më vonë, Endrit Thaçi reagoi publikisht pas vendimit, duke deklaruar se “kjo betejë nuk ka mbaruar”.