
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se PDK-ja do të diskutojë sot për hapat që mund të ndërmarrë në raport me Gjykatën Speciale.
Para mbledhjes së Kryesisë së PDK-së të enjten, Hamza tha se vendimi për veprimet konkrete do të merret pas diskutimit në organet e partisë.
“Ne do ta diskutojmë në detaje situatën dhe e kemi thënë që të gjitha format demokratike janë opsion. Ne thamë se do të diskutojmë dhe pastaj do të shohim cilat janë qëndrimet e Partisë Demokratike të Kosovës”, tha Hamza.
I pyetur nëse PDK-ja do të iniciojë zhbërjen e Gjykatës Speciale, Hamza tha se në shqyrtim mund të jenë të gjitha veprimet që lejohen me ligj dhe që janë demokratike.
“Të gjitha veprimet demokratike dhe ligjore që janë në dispozicion, janë të mundshme”, u shpreh ai.