
Qytetarët do të protestojnë edhe sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Njoftimin për protestën e sontme e ka shpërndarë në “Instagram Story” edhe Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi.
Endrit Thaçi kishte marrë pjesë edhe në protestën e mbajtur mbrëmjen e së enjtes në Prishtinë.

Protesta e sontme është paralajmëruar të nisë në orën 21:00, ndërsa motoja e saj do të jetë “Jo në emrin tim”.