
Milani do të përballet nesër me Leçen në ndeshjen e fundit përpara pushimit të kombëtareve dhe kuqezinjtë kanë nevojë urgjente për një fitore.
Pas humbjes ndaj Benfikës dhe barazimit me Lazion, skuadra e drejtuar nga Ruben Amorim kërkon reagimin e menjëhershëm. Në tribunat e “San Siros” pritet të jetë sërish Gerry Cardinale, i cili kërkon jo vetëm tri pikët, por edhe përmirësime të dukshme në lojën e ekipit, transmeton ORAinfo.
Ky pritet të jetë formacioni i Milanit
Sipas MilanNews, Amorim pritet të bëjë disa ndryshime në formacion, veçanërisht në mesfushë dhe në krahë.
Në portë do të jetë Mike Maignan, ndërsa treshja në mbrojtje pritet të përbëhet nga Mario Gila, Koni De Winter dhe Strahinja Pavlović.
Në mesfushë, Samuel Chukwueze pritet të ruajë vendin e tij, ndërsa Adrien Rabiot rikthehet në formacion. Përkrah tij pritet të luajë Luka Modriç, ndërsa Diego Moreira parashikohet të aktivizohet në krahun e majtë.
Në repartin ofensiv, Christian Pulisic pritet të nisë titullar dhe do të kërkojë t’i japë fund një periudhe të gjatë pa shënuar në “San Siro”.
Në krahun tjetër pritet të luajë Alphadjo Cisse, ndërsa në majë të sulmit do të jetë Gonçalo Ramos, i cili vazhdon të kërkojë golin e parë që nga fitorja ndaj Venezias.
Mund të ketë ndryshime të minutës së fundit
Formacioni i mësipërm përputhet me atë të përmendur edhe gjatë konferencës për shtyp të Amorimit.
Megjithatë, sipas raportimeve, Alexis Saelemaekers mund të konkurrojë me Cissen për një vend në formacion, ndërsa Pervis Estupiñán mund të jetë alternativë për Moreiran.
Për momentin, ky është formacioni i pritshëm i Milanit ndaj Leçes:
Milan (3-4-2-1):
Maignan; Gila, De Winter, Pavlović; Chukwueze, Modriç, Rabiot, Moreira; Pulisic, Cisse; Ramos.
Kuqezinjtë do të kërkojnë një paraqitje bindëse dhe mbi të gjitha tri pikët, përpara se lojtarët të shpërndahen me kombëtaret. /ORAinfo/