Vdes ish-pjesëtari i UÇK-së, Blerim Hashani

18:03 | 20 Shtator 2026

Pas një sëmundjeje të rëndë dhe të gjatë, ka ndërruar jetë ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Blerim Hashani.

Hashani është përcjellë për në banesën e fundit me nderime të larta ushtarake, në shenjë respekti për kontributin dhe sakrificën e tij gjatë luftës për çlirimin e Kosovës.

Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur përmes një njoftimi, ku familjes, bashkëluftëtarëve dhe të afërmve u janë shprehur ngushëllime.

“Lavdi jetës dhe veprës së Blerim Hashanit. I paharruar qoftë kujtimi për të”, thuhet në njoftim.

Komento: