Endrit Thaçi konfirmon pjesëmarrjen edhe në protestën e sotme në Prishtinë

11:49 | 21 Shtator 2026

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka konfirmuar se do të marrë pjesë edhe në protestën e sotme në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Përmes një publikimi në InstaStory, Endrit Thaçi ka bërë të ditur pjesëmarrjen e tij në protestë.

Protesta e sotme shënon natën e gjashtë të tubimeve në Prishtinë, ku qytetarë po shprehin kundërshtimin ndaj vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Komento: