
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në New York, ku të dy po qëndrojnë për sesionin e 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Takimi mes Kurtit dhe Erdogan është zhvilluar në “Shtëpinë Turke”. Në takim kanë marrë pjesë edhe ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, dhe ministri i Tregtisë, Ömer Bolat.
Për këtë takim ka njoftuar presidenca turke, ku nuk dha më shumë dejae.