
Protesta “Jo në emrin tim” po vazhdon sonte për të shtatën natë me radhë në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Tubimi ka nisur në orët e mbrëmjes, ndërsa organizatorët kanë bërë të ditur se protesta do të vijojë me kërkesat e tyre për drejtësi dhe në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Protesta “Jo në emrin tim” është zhvilluar për disa net radhazi në kryeqytet, me pjesëmarrësit që shprehin qëndrimet e tyre lidhur me proceset gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë./EO