
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi të një pankarte me një fjali të përdorur më herët nga babai i tij.
“Unë të dua, ti e din”, shkruhet në pankartën e cila ishte shfaqur gjatë njërës prej netëve të protestës.
Endrit Thaçi e ka rikthyer këtë moment përmes një publikimi në rrjetet sociale, duke sjellë në vëmendje fjalinë e dikurshme të ish-presidentit.
