
Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Mark Rutte, ka vizituar Iowa’n në SHBA, dhe i njëjti së bashku me ambasadorin amerikan në NATO, Matthew Whitaker, janë takuar me Guvernatoren e Ajovës, Kim Reynolds.
Rutte, ka deklaruar se, NATO dhe SHBA’të, “janë të lidhura pazgjidhshmërisht – nga historia dhe vlerat e përbashkëta”.
“Të mërkurën, Sekretari i Përgjithshëm dhe ambasadori vizituan Shtabin e Përbashkët të Forcave të Gardës Kombëtare të Ajovës në Camp Dodge. Gjatë takimit me Gjeneralin Adjutant, gjeneralmajor Stephen Osborn, ata vlerësuan trupat e Ajovës për shërbimin e tyre, përfshirë kontributet në stërvitjet dhe misionet e NATO-s, veçanërisht në KFOR”, thuhet mes tjerash në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s viziton Ajovën dhe takohet me Gardën Kombëtare
Të martën (22 shtator), Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, udhëtoi drejt shtetit amerikan të Ajovës.
Pasditen e së martës, Sekretari i Përgjithshëm Rutte dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i SHBA-së në NATO, Matthew Whitaker, u takuan me Guvernatoren e Ajovës, Kim Reynolds. Më pas, zoti Rutte dhe zoti Whitaker morën pjesë në një bisedë të moderuar mbi NATO-n, të organizuar në Des Moines nga Chicago Council on Global Affairs.
“NATO-ja mund të duket larg nga zemra e Amerikës. Por më besoni, të dyja janë të lidhura pazgjidhshmërisht – nga historia dhe vlerat e përbashkëta”, tha zoti Rutte. “Por NATO-ja nuk është thjesht një ideal madhështor. Ne jemi një Aleancë thellësisht praktike, që përvesh mëngët dhe punon. Do të doja të mendoja se në këtë aspekt jemi disi si banorët e Ajovës.” Sekretari i Përgjithshëm theksoi përfitimet që NATO-ja sjell për SHBA-në dhe falënderoi amerikanët për kontributet e tyre në Aleancë. Ai gjithashtu vuri në pah rëndësinë e forcimit të industrisë së mbrojtjes.
Të mërkurën, Sekretari i Përgjithshëm dhe ambasadori vizituan Shtabin e Përbashkët të Forcave të Gardës Kombëtare të Ajovës në Camp Dodge. Gjatë takimit me Gjeneralin Adjutant, gjeneralmajor Stephen Osborn, ata vlerësuan trupat e Ajovës për shërbimin e tyre, përfshirë kontributet në stërvitjet dhe misionet e NATO-s, veçanërisht në KFOR.
Nga Ajova, Sekretari i Përgjithshëm udhëtoi drejt Nju Jorkut për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (UNGA).