Ky është 32-vjeçari nga Prizreni që humbi jetën në aksidentin mes motoçikletës dhe veturës

22:19 | 23 Shtator 2026

Zekë Qenaj, 32-vjeçari nga Romaja e Prizrenit, është viktima që humbi jetën sot në aksidentin tragjik në segmentin rrugor Landovicë-Gjonaj, mëson Sinjali.

Ai ishte duke drejtuar një motoçikletë kur u përfshi në përplasjen me një veturë.

Policia ka bërë të ditur për Sinjalin se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:22.

Vdekjen e 32-vjeçarit e ka konfirmuar ekipi emergjent.

Komento: