Nxënësi nga Gjilani renditet i treti në botë në garën ndërkombëtare të matematikës

17:45 | 24 Shtator 2026

Nxënësi nga Përlepnica e Gjilanit, Beson Rrahmani, ka arritur një rezultat të jashtëzakonshëm në Garën Ndërkombëtare të Matematikës së Aplikuar “AMC Applied Mathematics Competition”, duke u renditur në vendin e tretë në botë në kategorinë “Junior Primary”.

Për këtë rezultat, Rrahmani është nderuar edhe me titullin “Gold Champion”, duke u dalluar mes nxënësve pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës.

Në kategorinë “Junior” morën pjesë mbi 1,000 nxënës, ndërsa suksesi i Beson Rrahmanit përbën një arritje të rëndësishme për të dhe për komunitetin arsimor në Kosovë.

Në përgatitjen e tij për garat e matematikës, rol të rëndësishëm ka pasur mësuesja Adriana Shala, e cila e ka mbështetur dhe përgatitur vazhdimisht.

Kontributi i saj, së bashku me mbështetjen e Shkollës Fillore “Musa Zajmi”, ka ndihmuar në zhvillimin e talentit të nxënësit dhe pjesëmarrjen e tij në gara ndërkombëtare.

Me këtë rezultat, Beson Rrahmani është renditur në mesin e tre nxënësve më të mirë në botë në kategorinë e tij, duke shënuar një sukses të veçantë për Gjilanin dhe Kosovën.

Komento: