FSK në Gaza, Konjufca: 27 vjet pas ndërhyrjes së NATO-s, sot Kosova kontribuon në paqe e siguri globale

18:03 | 24 Shtator 2026

Glauk Konjufca, Ministër i Jashtëm i Kosovës, ka shkruar në “X” për një brifing sigurie të Bordit të Paqes ku është diskutuar për forcën stabilizuese në Gaza.

Ai tha se tash Forca e Sigurisë së Kosovës është kontribuese në sigurinë globale.

“27 vjet pas ndërhyrjes së NATO-s, Kosova është një histori suksesi: nga një vend që dikur kishte nevojë për mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, sot kontribuojmë për paqen dhe sigurinë globale,” shkroi ai.

Postimi i plotë:

Më shumë se një mijë kilometra e ndajnë Kosovën nga Gaza, por përgjegjësia për paqen dhe sigurinë nuk ndalet në kufij.

Në brifingun e sotëm të nivelit të lartë të Bordit të Paqes, Republika e Kosovës ishte mes vendeve që mbështesin Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit për Gazën.

27 vjet pas ndërhyrjes së NATO-s, Kosova është një histori suksesi: nga një vend që dikur kishte nevojë për mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, sot kontribuojmë për paqen dhe sigurinë globale.

Republika e Kosovës është e gatshme të japë kontributin e saj.

Komento: