A do të marrë pjesë në protestat në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së? Flet Kurti

20:46 | 24 Shtator 2026

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka marrë pjesë në akademinë përkujtimore me rastin e trevjetorit të rënies së heroit kombëtar, Afrim Bunjaku.

Kurti është pyetur nëse do të marrë pjesë në protestat kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Ai ka thënë se për këtë temë do të flasë një herë tjetër.“Sot është trevjetori i vrasjes së Afrim Bunjakut. T’i lëmë tema të tjera, për momente të tjera”, ka thënë Kurti për IndeksOnline.

Komento: