Muriqi: Fitoren veçanërisht ua dedikoj çlirimtarëve tanë, krerëve të UÇK-së

23:11 | 24 Shtator 2026

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka qenë vendimtar në fitoren 1-0 ndaj Irlandës në ndeshjen hapëse të Ligës së Kombeve.

Muriqi shënoi golin e vetëm të takimit në minutën e 84-t, duke i siguruar Kosovës tri pikët në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Pas përfundimit të ndeshjes, sulmuesi kosovar ia dedikoi fitoren ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët aktualisht po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Komento: