Tahiri: Haxhiu u zotua që të flasë me Kurtin për projektligjin për Specialen

13:06 | 25 Shtator 2026

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, ka kërkuar përshpejtimin e procedurave për miratimin e projektligjit, duke bërë të ditur se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është zotuar se do të diskutojë me kryeministrin Albin Kurti në mënyrë që të shmangen zvarritjet administrative në Qeveri.

Tahiri theksoi se drafti nuk duhet të mbahet për 30 ditë në ekzekutiv, siç e lejon rregullorja, por ekspertët duhet të mblidhen me urgjencë brenda ditës për të dhënë vlerësimin dhe për ta rikthyer menjëherë në Kuvend.

Pika kryesore është projektligji. Këtu desha të alarmoj dhe të bëj thirrje për mbështetje për këtë ligj. Zonja Haxhiu u zotua se sot ka me folë me kryeministrin Albin Kurti, në mënyrë që t’i përshpejtojmë procedurat në Qeveri dhe mos me u mbajtë 30 ditë, siç e parasheh ligji dhe rregullorja”, deklaroi Tahiri, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, deputeti i PDK-së sqaroi se me funksionalizimin e komisioneve parlamentare në fillim të javës, ekziston mundësia reale që projektligji të miratohet në kohë rekorde, me kusht që të ketë vullnet politik nga të gjitha partitë.

Brenda ditës të mblidhen ekspertët, me dhënë vendimin dhe me e kthye në Kuvend. Komisionet do të bëhen funksionale të hënën dhe mundemi që të hënën apo maksimalisht të martën ta kalojmë ligjin, nëse ekziston vullneti politik”, përfundoi Tahiri.

Komento: