
Albian Hajdari do të jetë mungesa e madhe e Kombëtares së Kosovës sonte në ndeshjen e rëndësishme ndaj Austrisë.
Qendërmbrojtësi i Hoffenheimit nuk është përfshirë në listën e ndeshjes nga përzgjedhësi Franco Foda.
Ende nuk dihen arsyet, ndërsa deri më sot nuk u lajmërua për ndonjë lëndim.
Jashtë listës për ndeshjen e sotme kanë mbetur edhe Meriton Korenica, Muharrem Jashari dhe Lindon Emërllahu.