“UÇK nderohet kur shqiptaria bashkohet” – Nis protesta e tifo-grupeve kundër vendimit të Speciales

16:19 | 27 Shtator 2026

Ka nisur protesta e tifo-grupeve në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë në kundërshtim të vendimit të Gjykatës Speciale kundër katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një nga pankartat që po mbajnë tifozët shkruhet “UÇK nderohet kur shqiptaria bashkohet”, derisa po brohohritet UÇK.

Para objektit të Qeverisë së Kosovës ndërkohë janë shtuar forca të policisë.

Kjo është protesta e parë e tifo-grupeve ndaj vendimit të Gjykatës Speciale.

Gjatë ditës qytetarët shqiptarë janë mbledhur në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup për të kundërshtuar vendimin e Speciales për katërshen e UÇK-së.

Në Shkup, Melburn, Oslo e Gjenevë me protesta kundërshtohet vendimi i Speciales
Protesta të tilla të dielën janë mbajtur edhe në Melburn të Australisë, në Oslo të Norvegjisë, në Gjenevë të Zvicrës.

Protesta që nga 16 shtatori kur u shpall vendimi i Speciales janë mbajtur në shtete të ndryshme ku jetojnë shqiptarë, e në Prishtinë protesta ka pasur çdo ditë.

Komento: