
Lumbardh Salihu duket se ka hapur një kapitull të ri në jetën e tij private, larg vëmendjes së madhe që e shoqëroi pas fitores në Big Brother VIP Kosova 2.
Megjithatë, sipas burimeve të Prive by LS, në këtë periudhë ai nuk është vetëm.
Sipas këtyre burimeve, Lumbardhi është në një lidhje dashurie me një sipërmarrëse austriake, e cila përshkruhet si milionere dhe që qëndron pas disa bizneseve të suksesshme në Austri.
Partnerja e tij ka publikuar edhe fotografi nga pushimet e tyre të përbashkëta, por është kujdesur që Lumbardhi të mos identifikohet qartë në to.
Çifti duket se ka zgjedhur ta shijojë këtë lidhje në privatësi, larg syrit të publikut dhe vëmendjes mediatike.
