Yamal: Nuk luaj futboll për para, por sepse më pëlqen

17:58 | 27 Shtator 2026

Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, ka folur për mënyrën se si e përjeton futbollin, duke thënë se motivimi i tij kryesor është dashuria për lojën dhe jo paratë.

Në një intervistë për “The Guardian”, 18-vjeçari ka theksuar se për të futbolli është para së gjithash argëtim dhe kënaqësi.

“Unë nuk luaj futboll për para, luaj sepse më pëlqen”, ka deklaruar Yamal.

Talenti spanjoll ka thënë se nuk është i fiksuar pas golave dhe asistimeve, pasi, sipas tij, lojtarët që përqendrohen vazhdimisht te statistikat nuk arrijnë ta shijojnë plotësisht lojën.

“Lojtarët që janë të fiksuar pas golave ose asistimeve nuk kënaqen”, ka thënë ai.

Yamal ka treguar se driblimet, pasimet me një ose dy prekje dhe asistimi i një bashkëlojtari janë ndër momentet që i sjellin më shumë kënaqësi në fushë.

“Unë luaj për t’u argëtuar, për të dribluar, për të luajtur me një prekje, dy prekje, për t’ia mundësuar një bashkëlojtari që nuk ka shënuar të shënojë. Për lumturinë”, është shprehur ylli i Barcelonës.

Në moshën 18-vjeçare, Yamal tashmë është një prej figurave kryesore të Barcelonës dhe futbollit spanjoll.

Komento: