Prishtina edhe sonte në protestë, sheshi plot qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

22:46 | 27 Shtator 2026

Sonte, në sheshin e Prishtinës, u mbajt protesta e radhës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe kundër Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Edhe sonte një numër i madh qytetarësh i janë bashkuar protestës, duke mbushur hapësirën e sheshit dhe duke shprehur mbështetjen e tyre për çlirimtarët.

Protestat po mbahen që pas vendimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilët u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim. Përmes tubimeve të përnatshme, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj aktgjykimit.

Komento: