
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, i ka kërkuar Qeverisë masa urgjente për përballimin e inflacionit, përfshirë uljen ose heqjen e përkohshme të akcizës apo TVSH-së për derivatet.
Rafuna tha se masat duhet të fokusohen veçanërisht në bujqësi dhe transport, sektorë që ndikojnë drejtpërdrejt në çmime.
Sipas tij, inflacioni është rritur nga 5.3 për qind në fillim të vitit në 7.2 për qind.
“Qeveria duhet me urgjencë me përgatitë një paketë… se si me i bërë ballë inflacionit”, tha Rafuna për Ekonomia Online.
Ai paralajmëroi vështirësi të mëtejshme gjatë dimrit, duke përmendur faktorët gjeopolitikë dhe zhvillimet në tregjet ndërkombëtare.