
Drejtori sportiv i ri i PSG, Leonardo, e ka kthyer vëmendjen tek ylli i Brescia, Sandro Tonali.
Sipas BresciaOggi, kampionët francezë do ta sfidojnë Juventusin për nënshkrimin e playmakerit të ri, përcjell ORAinfo.

Tonali do të luajë në Serie A sezonin e ardhshëm nëse ai qëndron në Italinë e Veriut pasi Brescia fitoi inkuadrimin në Serie A duke fituar divizionin e dytë.
Ylli italian shënoi 3 herë dhe ndihmoi 7 herë në Serie B sezonin e kaluar./ORAinfo/