“Jam bo bajat…”, Xhuli ende në pritje të binjakëve, nga spitali ndan mesazhin emocionues

14:25 | 29 Shtator 2026

Modelja e njohur shqiptare Xhuliana NUra ka treguar se vazhdon të qëndrojë në spital, teksa pret ardhjen në jetë të dy bebeve të saj. Në një video të publikuar së fundmi, ajo ka bërë edhe pak humor me situatën.

“Jom bo bajat tu thanë dita e 23, dita e 24, e 25…”, ka thënë Xhuli, duke treguar se ditët po kalojnë ndërsa ajo vazhdon të jetë nën kujdesin e mjekëve.

“Kështu që po vazhdojna në spital derisa të dalim prej spitalit dhe të vijnë këto beba në jetë”, është shprehur ajo.

Pavarësisht pritjes dhe ditëve të kaluara në spital, Xhuli ka zgjedhur të përcjellë një mesazh pozitiv. “S’ka gjë më të bukur se me dasht jetën. Me gjithë këto probleme që i kena, prapë është gjëja më e bukur që ekziston, është vet jeta”, ka thënë ajo.

Komento: