Napoli i vihet pas yllit të Fiorentinës

20:54 | 21 Qershor 2019

Napoli po kërkon nga Fiorentina transferimin e mbrojtësit, German Pezzella.

Nënkampionët e Serie A janë duke kërkuar që të përforcojnë fazën e mbrojtjes, dhe për këtë aryse do të synojnë transferimin e Pezzella.

Fillimisht napolitanët kishin kërkuar Kostas Manolas të Roma, por janë akoma në negociata për shkak të shumës së lartë që skuadra nga kryeqyteti kërkon për të.

Pezzella shihet si alternativa për Manolas, dhe për shërbimet e anëtarit të ‘Viola’, Napoli do të paguante shumë më pak sesa për Manolas.

Pezzella i është bashkuar skuadrës së Fiorentinës në vitin 2017, kur asokohe kalonte nga skuadra e Real Betis.

Prioritet për Napolin mbetet Manolas, por Pezzella është gjithsesi zgjedhja e dytë për skuadrone Carlo Ancelotti.

Komento: