
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot do të presë në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Takimi pritet të fillojë në orën 13:00, në ndërtesen e Qeverisë së Kosovës.
Pas takimit, Kurti dhe von der Leyen do të mbajnë konferencë për media.
Vizita e von der Leyen në Kosovë po bëhet në vazhdën e takimeve të saj në Ballkan. Paraprakisht, ajo vizitoi Tiranën.