Zjarr në një qendër lojërash për fëmijë në rrugën Fushë Kosovë–Prishtinë

20:31 | 02 Tetor 2026

Një zjarr ka shpërthyer pasditen e sotme në një qendër tregtare të destinuar për lojëra për fëmijë, në rrugën Fushë Kosovë–Prishtinë.

Zjarri raportohet se ka shpërthyer rreth orës 17:30, ndërsa nga objekti është parë duke dalë një sasi e madhe tymi.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekipet e zjarrfikësve, të cilat po merren me shuarjen e zjarrit.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në shpërthimin e zjarrit.

Komento: